Kryetari i KSHZ-së: Jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Kryetari i KSHZ-së: Jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:10
Aleksandar Dashtevski

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski.

Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat