Carovska: 60 mijë tabletë i kemi në dispozicion

Maqedonia

Carovska: 60 mijë tabletë i kemi në dispozicion

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:16
Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska i quan dezinformata publikimet se nxënës të caktuar janë lënë jashtë procesit të rregullt mësimor për shkak se nuk posedojnë mjete digjitale – tabletë për të ndjekur mësimin, pasi në vend filloi përdorimi i librave digjitalë.

Si siguri se Ministria ka siguruar mjetet që procesi të jetë gjithëpërfshirës, Carovska tha se në Ministri janë edhe 60 mijë tabletë.

“Ministria i ka në dispozicion edhe 60 mijë tabletë në Ministri që është tregues se çdo ministri që është drejtuar deri te Ministria që të kërkojë tabletë, të njëjtat i ka fituar dhe i ka lëshuar deri te nxënësit.

Kjo bëhet fjalë për nxënësit e kategorisë sociale dhe që nuk kanë mundësi për t’i blerë të njëjtat”, tha Carovska në ngjarjen me ambasadorin austriak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat