Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 33 vjeçarin gjatë kalimit kufitar në mënyrë ilegale, në kohën kur ai kërkohej nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Në orët e mbrëmjes ai ishte kapur në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në fshatin Belanocë.
I arrestuari nga fshati Goshincë ishte duke lëvizur me veturën “Audi”.
Ai kërkohej me urdhër nga Gjykata nën për kryerjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale në lidhje me konkurrencën e padrejtë në çështjen e tregtisë së jashtme, në bazë të nenit 284 nga Kodi Penal.