MPB gjobit 163 shoferë në Shkup

Maqedonia

MPB gjobit 163 shoferë në Shkup

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 163 masa prej të cilave 24 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se nëntë dënime janë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shtatë për tejkalim jo të rregullt, gjashtë për rripin e sigurisë, shtatë për kalim në të kuqe dhe 60 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat