Në Maqedoninë e Veriut janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka shfrytëzuar të drejtën e votes.
Ai ka votuar në shkollën fillore komunale “ Aki Dika” në Livadhi.
Por vlen të theksohet se gjatë votimit edhe kreu i ASH-së është përballur me probleme me identifikimin përmes aparatit biometrik. Nga orët e para të votimeve janë paralajmëruar shumë parregullësi lidhur me këto aparate.