Pas zgjedhjeve të djeshme lokale në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna.
LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13.
Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja.
Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve. Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO DPMNE -së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave.
Për sa i përket numrit të votave të fituara për këshilltarët në kryeqytet, LSDM është e dyta, për të cilët votën e dhanë pak më shumë se 49 mijë qytetarë ose 23% të votuesve.
BDI-ja pason me 26,300 vota ose 12 përqind të votave. Pesëshen e parë nga votat e fituara për këshilltarë në Qytetin e Shkupit e rrumbullakon “E majta” me 19 mijë vota ose pothuajse nëntë përqind dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 11 mijë e pesëqind vota ose 5.5 përqind të votave. Partitë e tjera kanë vota minimale.
Këshilli i qytetit të shkupit
VMRO DPMNE – 34% e votave
LSDM – 23% e votave
BDI – 12% e votave
E majta – 9% e votave
AA dhe Alternativa – 5.5% të votave