Nëpunës policorë të NJPB Gjorçe Petrov sot para qendrës tregtare në Gostivar e privuan nga liria S.R. (42) nga fshati Çajlanë – Shkup, që kërkohej me fletë arrest nga Gjykata themelore penale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 16:30 nga ana e nëpunësve policorë të NJPB Gjorçe Petrov, para qendrës tregtare në Gostivar u privua nga liria S.R. (42) nga fshati Çajlanë – Shkup.
E cila kërkohej me fletë arrest nga Gjykata themelore penale për vuajtje të dënimit me burg prej 12 viteve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB informojnë se personi do t’i dorëzohet INP – Idrizovë.