SPB Tetovë: Mbi 15 mijë shkelje në rregullave në trafik për nëntë nuaj

Maqedonia

SPB Tetovë: Mbi 15 mijë shkelje në rregullave në trafik për nëntë nuaj

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Në nëntë muajt e këtij viti në territorin e SPB Tetovë janë përgatitur gjithsej 15.511 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje (TE-11.663 dhe GV-3878) për lloje të ndryshme të shkeljeve të zbuluara, gjegjësishtë konstatuara në trafik.

Ky numër është për dy herë e gjysë më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Për shkak të mangësive të konstatuara, nga kontrollet e rregullta, aksione apo aktivitete tjera të trafikut janë përjashtuar nga trafiku 3527 vozitës (TE-2911 dhe GV-616), si dhe 1694 automjete (TE- 1362 dhe GV-332), në periudhën në fjalë, janë konfiskuar përkohësisht 565 patentë shoferë (TE-503 dhe GV-62), kurse nga trafiku janë përjashtuar 338 shoferë të cilët kanë qenë nën dikim të alkoolit (TE- 271 dhe GV-67)”.

“Kundërvajtja më e shpeshtë në komunikacion në nëntë muajt e fundit në këtë zonë ka qenë sërish shpejtësia e parregulluar sipas kushteve të rrugës, gjithsej 4536 (TE-3719 dhe GV- 817), pastaj mos respektimi i të drejtës së përparësisë së kalimit (TE- 46 dhe GV-219), drejtimi nën ndikimin e alkoolit (TE-234 dhe GV-22), që në fakt ishin shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve dhe veçanërisht ato me pasoja më të rënda”, thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat