Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së

Maqedonia

Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:49
Boyko Borissov

“Që të ketë mbështetje për Maqedoninë e Veriut, pakica bullgare duhet të jetë pjesë e Kushtetutës së tyre”.

Këtë e ka thënë ish-kryeministri bullgar dhe kryetar GERB, Boyko Borissov, në takimin e sotëm me përfaqësuesit organizatave bullgare në Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të afërt se Bullgarinë. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i përmirësuar marrëdhëniet tona. Gjithë bota demokratike qeshet në diplomacinë tonë të keqe. Për ne është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së”, tha Borissov.

Përfaqësuesit e organizatave bullgare kërkuan nga Borissovi, të zgjidhen çështjet për të drejtat e njeriut dhe thanë se kanë të drejtë të ndihen si bullgarë, por duke shtuar, se në Maqedoni trajtohen sikur të mos ekzistojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat