Ranë maskat, e jo shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit, konsideron kandidati dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pas kumtimit të djeshëm të bllokut opozitar se këshilltarët e Së Majtës, Aleancës dhe Alternativës iu bashkuan atyre të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
“VMRO-DPMNE dhe E Majta kanë koalicion mes veti, por jo edhe shumicë. Dhe kjo është mirë, përfundimisht e treguan fytyrën e vërtetë, ndërsa rrëfimi i Së Majtës u rrëzua si kullë prej letrave. Ajo aprti është vetëm bashkangjitje e VMRO-DPMNE-së dhe asgjë më shumë.
Lufta e tyre gjoja për drejtësi, të drejta të njeriut është vetëm maskë e keqe e cila ra dhe qytetarët përfundimisht ,und të shohin qartë se cilat janë motivet e vërteta për veprimin e tyre.
Kjo do të duhej të quhej koalicion i “gënjeshtrës së madhe” e cila, për fat, nuk do të mund të bëjë shumicë dhe kjo tashmë është demantuar dje nga Gashi”, thotë Shilegov