Shilegov: Opozita nuk e ka shumicën në Këshillin e Bashkisë së Shkupit

Maqedonia

Shilegov: Opozita nuk e ka shumicën në Këshillin e Bashkisë së Shkupit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:53
Petre Shilegov

Ranë maskat, e jo shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit, konsideron kandidati dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pas kumtimit të djeshëm të bllokut opozitar se këshilltarët e Së Majtës, Aleancës dhe Alternativës iu bashkuan atyre të OBRM-PDUKM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

OBRM-PDUKM dhe E Majta kanë koalicion mes veti, por jo edhe shumicë.

Dhe kjo është mirë, përfundimisht e treguan fytyrën e vërtetë, ndërsa rrëfimi i Së Majtës u rrëzua si kullë prej letrave. Ajo parti është vetëm bashkëngjitje e OBRM-PDUKM-së dhe asgjë më shumë.

Lufta e tyre gjoja për drejtësi, të drejta të njeriut është vetëm maskë e keqe e cila ra dhe qytetarët përfundimisht ,und të shohin qartë se cilat janë motivet e vërteta për veprimin e tyre. Kjo do të duhej të quhej koalicion i “gënjeshtrës së madhe” e cila, për fat, nuk do të mund të bëjë shumicë dhe kjo tashmë është demantuar dje nga Gashi”, thotë Shilegov për “Nezavisen Vesnik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat