RMV, dy persona janë arrestuar për dhënie ryshfet për vota në Shkup

Maqedonia

RMV, dy persona janë arrestuar për dhënie ryshfet për vota në Shkup

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi për dhënie të të hollave në ndërrim për votë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht kanë kryer vepër penale, informon Ministria e Punëve të Brendshjme.

“Sot rreth orës 14, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria G.Z.(59( dhe A.S.(63) nga Shkupi të cilët në lagjen shkupjane Dame Gruev kanë dhënë të holla në ndërrim për votë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht kanë kryer vepër penale sipas nenit 162 nga KP ‘dhënie ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit’.

Personave të cilëve u kanë dhënë të holla për vota u kanë marrë kopje nga letërnjoftimet, ndërsa gjatë arrestimit tek ata janë gjetur të holla dhe sende të tjera”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat