Nga 34 vendvotime të numëruara në Gostivar prin Arben Taravari i cili paralajmëroi fitoren

Maqedonia

Nga 34 vendvotime të numëruara në Gostivar prin Arben Taravari i cili paralajmëroi fitoren

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nga 34 vendvotime të numëruara nga gjithsej 121 vendvotime, e nxjer kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari duke prirë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 34 vendvotimet për Nevzat Bejtën nga BDI kanë votuar 38.36% ose 2.588 persona, ndërsa Arben Taravari ka 60.04% të votave ose 4.051 vota.

Ndryshe, Taravari u shpreh se në Gostivar kanë fituar duke falënderuar 4.000 herë qytetarët e Gostivarit.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat