Prokuroria e qarkut në Haskovo ka parashtruar aktakuzë kundër një shtetasi të Turqisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontrabandë të stolive të arit dhe të argjendit në vlerë prej 226.902 levave përmes vendkalimit kufitar Kapitan Andreevo, kumtoi pres-shërbimi i prokurorisë shtetërore.
Rasti është nga 29 tetor me autobus që qarkullonte nga Turqia përmes Bullgarisë deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në autobus doganierët kanë gjetur 26 pako me stoli me peshë të përgjithshme prej 4.147 kilogram.
Stolia e konfiskuar e arit dhe argjendit është konfiskuar, ndërsa kundër shoferit A.B. (50) është ngritur kallëzim penal, transmeton BTA.