PDSH mbetet ne Qeveri, Thaçi: Pres nga Sela të japë dorëheqje

Maqedonia

PDSH mbetet ne Qeveri, Thaçi: Pres nga Sela të japë dorëheqje

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot, para takimit me partnerët e koalicionit në Qeveri, tha se partia e tij do të mbesë në koalicion dhe nuk sheh asnjë arsye për të ndodhur diçka dramatike.

“Nuk shoh asnjë arsye për të ndodhur diçka dramatike”, thotë Thaçi.

Ai tha se pozita në këto zgjedhje ka marrë më shumë vota se opozita dhe se situata do të kthehet aty ku ishte para dy-tre javësh.

Në fund të intervistës, Thaçi tha se ai pret nga kryetari i ASH-së, Ziadin Sela të japë dorëheqje.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, ka shpallur dorëheqjen e tij publikisht, duke deklaruar se po e merrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat