​Pendarovski: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në Evropën neutrale ndaj dyoksid karbonit

Maqedonia

​Pendarovski: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në Evropën neutrale ndaj dyoksid karbonit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 23:16
Stevo Pendarovski

Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut tashmë ka futur legjislacionin evropian për ndryshimet klimatike në legjislacionin e saj kombëtar, duke mbështetur Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, tha sot presidenti Stevo Pendarovski.

"Ne kemi rënë dakord të kontribuojmë për ta bërë Evropën kontinentin e parë që arrin neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050," tha ai në seancën plenare të Samitit Botëror të Liderëve për Ndryshimet Klimatike COP26 në Glasgou.

Pendarovski tha se Maqedonia Veriore, edhe pse është shtet i vogël evropian, ka ambicie të mëdha klimatike.

“Qëllimi ynë ambicioz për 2030 është të reduktojmë emetimet e gazeve serrë me 51 për qind, krahasuar me nivelin e 1990 ose 82 për qind emetimet neto në krahasim me vitin aktual, që është pika e fillimit. Ne kemi hartuar 63 politika dhe masa zbutëse dhe kanë të bëjnë me 15 synime për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat