Kasami: Nuk e di a do t’i votojmë gjithë ministrat e BDI-së!

Maqedonia

Kasami: Nuk e di a do t’i votojmë gjithë ministrat e BDI-së!

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 00:31
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami, tha se e përkrahin Qeverinë aktuale.

“Përshpejtimi i procesit euroatlantik i vendit. Për ne është e rëndësishme që Qeveria duhet të vazhdojë në atë drejtim. Nuk kam pasur takim me Zaevin. Këtë javë do të takohem me të. Ne kemi marrëveshje me Zaevin, i cili është kryetar i LSDM-së. Ne morëm mandat nga qytetarët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 dhe e kemi për obligim ta vazhdojmë mandatin”, tha Kasami.

Kasami ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës euroatlantike, por shtoi se duhet të ketë riorganizim të Qeverisë.

“Duhet të ketë ndryshim. Nuk e di nëse do t’i votojmë të gjithë ministrat e BDI-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat