Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.
Ai ka thënë se këtë do ta propozojë në mbledhjen e Qeverisë, ditën e martë.
“Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.
Me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”, ka thënë Bekteshi.