Kur do të bëhet i ditur emri i ri i kryeministrit, flet Milevski

Maqedonia

Kur do të bëhet i ditur emri i ri i kryeministrit, flet Milevski

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:07
Kryetari i PLD-së, Goran Milevski

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski i cili është pjesë e qeverisë tha se emri i mandatarit të ri për kryeministër do të bëhet i ditur javën e ardhshme, ndërsa qeveri të re mund të pritet të ketë për 10 ditë.

Ai tha se partnerët e koalicionit kanë pasur takim me kryeministrin Zaev i cili ka vendos që ta dorëzojë dorëheqjen.

Sa i përket shumicës, Milevski pret që të rritet në 66, por kjo varet nga qëndrimi i Alternativës.

“Ne partnerët e koalicionit kemi bisedime intensive për zgjidhjen e qeverisë së re që sipas vlerësimeve të mia do të ndodhë shpejt”, tha Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat