Gerasimovski: Dorëheqja e Zaevit shokoi të gjithë

Maqedonia

Gerasimovski: Dorëheqja e Zaevit shokoi të gjithë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Goran Gerasimovski

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Utrinski brifing” tha se dorëheqja e kryeministrit Zaev ka shokuar të gjithë.

“Është vendim i tij personal edhe pse shumica prej neve nuk pajtohet me dorëheqjen. Në parti priten zgjedhje brendapartiake”, tha Gerasimovski.

Ai shtoi se nuk duhet të shpejtohet me zgjedhjet në parti për shkak të gabimeve eventuale gjatë marrjes së vendimeve.

“Nevojitet kohë që të qetësohet situata. Tani ka ndryshuar edhe statuti dhe kryetari zgjedh me vota dhe për këtë shkak duhet të organizohet mirë ky proces”, tha Gerasimovski

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat