Shkup, shtetasi i SHBA-së godet me grushta disa policë

Maqedonia

Shkup, shtetasi i SHBA-së godet me grushta disa policë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike njofton se ka kërkuar paraburgim për një shtetas të SHBA-së. Shtetasi 42-vjeçar dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë brenda godinës së Stacionit të Policisë në Kisella Vodë të Shkupit.

“Mëngjesin e sotëm shtetasi i huaj është ndaluar në Stacionin e Kisella Vodës, për shkak se më herët ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

Derisa po futej në korridorin e Stacionit, ka filluar të sillet në mënyrë agresive duke goditur me dorë dhe këmbë në drejtim të inventarit.

Kur zyrtari i policisë e ka parlajmëruar që të ndalojë sjelljen e dhunshme, i dyshuari është kthyer në drejtim të tij dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njoftojnë nga Prokuroria Publike në Shkup, duke shtuar se dy policë të tjerë gjithashtu kanë kryer ndërhyrje, ndërkaq i dyshuari ka vazhduar me goditje edhe në drejtim të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat