Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menuh Thaçi sot ka folur lidhur me ngjarjet e mbrëmshme politike në vend, ku u paralajmërua shumicë e re parlamentare.
Thaçi potencoi se është një “teatër i madh, i atyre që nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike”.
“Ky është një tjetër teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit. Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev.
Nuk njoh person tjetër në LSDM me kapacitete më të mëdha se Zaev”, deklaroi Menduh Thaçi.