Ismaili: Nënshkrimi im qëndron për rrëzimin e Qeverisë, të tjerat janë shpifje

Maqedonia

Ismaili: Nënshkrimi im qëndron për rrëzimin e Qeverisë, të tjerat janë shpifje

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:00
Hysni Ismaili

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është prononcuar pas disa spekulimeve se ai tërheq nënshkrimin e tij për formimin e shumicës së re për rrëzimin e qeverisjes aktuale.

“E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicen e re parlamentare.

Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojne ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, deri te Kryetari, Kryesia Qendrore e Kuvendi Qendror, si organi më i larte i partise sime “Alternativa”.

Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi”, ka nënvizuar Hysni Ismaili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat