Ismaili: Qëndron nënshkrimi im për rrëzimin e qeverisë

Maqedonia

Ismaili: Qëndron nënshkrimi im për rrëzimin e qeverisë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:30
Shqiptarë Hysni

Deputeti i koalicionit të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarë Hysni Ismaili konfirmon se ai ka nënshkruar për rrëzimin e qeverisë dhe se nënshkrimi i tij qëndron.

“E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicën e re parlamentare.

Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojnë ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, deri te Kryetari, Kryesia Qendrore e Kuvendi Qendror, si organi më i larte i partisë sime “Alternativa”.

Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi”, shkruan Ismaili në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat