Është çështje ditësh kur do të përballemi me një numër prej mbi 1.000 raste të reja në ditë, thotë mjeku Dragan Danillovski.
Ai tha se përllogaritjet e fundit të popullsisë së imunizuar natyral duke kaluar Covid-19 apo duke marrë një vaksinë janë rreth 70 për qind.
“Askush nuk i respekton masat, duke filluar nga politikanët edhe nga pozita edhe opozita, deri tek individët.
Ne pamë se çfarë po ndodhte në mitingje”, tha mjeku Dragan Danillovski.