14 të vdekur me COVID-19 si dhe 454 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

14 të vdekur me COVID-19 si dhe 454 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 14 persona nga COVID-19 si dhe janë shënuar 454 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shëruar 236  persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 190,806.

Të prekur deri tani nga koronavirusi janë 206,077 njerëz.

Ndërsa të vdekur janë 7,232 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat