LSDM: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Mickoski do të mund të bëjë shumicë të re

Maqedonia

LSDM: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Mickoski do të mund të bëjë shumicë të re

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-Prespë, anti-NATO-s dhe anti-BE-së, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi, reagojnë nga LSDM ndaj njoftimeve të sotme të OBRM-PDUKM.

“Informacionet që dolën dje në opinion, se disa nga deputetët që kanë firmosur janë keqpërdorur, thonë se për çfarë “parimesh” bëhet fjalë.

Me partnerët që janë kundër NATO-s, që janë kundër Marrëveshjes së Prespës, që janë kundër konceptit të një shoqërie për të gjithë, kundër anëtarësimit në BE, agjenda e Mickoskit është e qartë. Nuk ka ide politike, nuk ka vlera, nuk ka parime politike, nuk ka platformë, Mickoski ka vetëm një dëshirë për pushtet.

Konflikti i pikëpamjeve, konflikti i politikave dhe konflikti i vlerave të të gjitha këtyre subjekteve politike nuk mund të japin asgjë për interesin e qytetarëve, as për interesat kombëtare të shtetit”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat