Ende nuk është dorëzuar dorëheqja e kryeministrit Zaev në Kuvend

Maqedonia

Ende nuk është dorëzuar dorëheqja e kryeministrit Zaev në Kuvend

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 13:31
Zaev

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri pasdite, kryeministri Zaev ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse nuk ndodh dorëheqja deri në ora 14:30, ata do të dërgojnë nismë për mosbesim të qeverisë, ndërsa në afat prej tre ditëve që kur do të dorëzohet kjo nismë te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të duhet të caktojë seancë për votim.

Në takimin e sotëm koordinativ në Kuvend me Xhaferin nuk është biseduar për paralajmërimet e opozitës, por për nisjen e procedurës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Debati në komision fillon më 15 nëntor, ndërsa seanca për votim do të mbahet në fund të muajit.

Ndryshe, deputetët e shumicës nuk komentojnë nëse kryeministri Zaev do të jap dorëheqje dhe po ashtu nuk flasin nëse opozita ka 61 deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat