Mucunski për automjetin e “izoluar” të Jançevës: Kjo nuk duhet të ndodhë

Maqedonia

Mucunski për automjetin e “izoluar” të Jançevës: Kjo nuk duhet të ndodhë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Timço Mucunski

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dënoi vandalizmin ndaj automjetit të ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva.

“Si kryetar komune dhe si qytetar dënoj aktin vandal ndaj zonjës Ljubica Jançeva. Në komunën tonë kjo nuk duhet të ndodh. Deri tani disa herë kemi reaguar si komunë në MPB për veprimet e këtilla në Aerodrom, kontrollet e dobëta dhe mospraninë e policisë në terren, por nuk kemi pasur asnjë përgjigje”, tha Mucunski.

Ai shtoi programi i tij nuk ka dy palë të ndryshme për shkak se të gjithë bashkërisht punojnë për një komunë ndryshe.

“Ju lus që të mos politizoni ngjarje të tilla vandale”, tha Mucunski.

Ndryshe, kryes të panjohur mbrëmë kishin “izoluar” dyert e automjetit të ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva e cila vjen nga radhët e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat