Banka Popullore pret ngadalësim të inflacionit vitin e ardhshëm gjegjësisht të mbetet mesatar. Këto projeksionet i tha guvernatorja e BPRM-së, Anita Angelovska Bezhovska.
Sipas saj, inflacioni aktualisht është në shkallë globale shënon korrigjim mesatar për së larti.
“Ky korrigjim mesatar për së larti është kryesisht reflektim i faktorëve global.
Në botë shohim ndryshim në çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe këta faktorë global ndikojnë gjithashtu në inflacionin global”, tha Bezhovska.