Dita e sotme filloi me informacionin se shtëpia e deputetit të VMRO-DPMNE-së është bastisur nga Policia Financiare.
Për këtë, u pyet Kabinetin e zëvendëskryeministrit për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
“Muajin e kaluar në kabinetin tim ka arritur parashtresë/kallëzim nga Komuna e Dellçevës për kalim të dyshuar të pronës. Bëhet fjalë për shitje të tokës nëpërmjet transaksioneve të dyshimta me mjete parash mes EVN Elektranat e Maqedonisë dhe më shumë personave fizik. Parashtresa është shqyrtuar në mënyrë të detajuar dhe materialet e dorëzuar për ekzistim të indikacioneve për përvetësim të milionave të paligjshme nga grupet të organizuara. Me qëllim të veprimit të mëtutjeshëm, i gjithë materiali që arriti në kabinetin tim është dorëzuar menjëherë te institucionet përkatëse në këtë rast Drejtoria e Policisë Financiare”, thanë nga Kabineti i Nikollovskit.
Sulmi ka ndodhur në ditën ku në Kuvend është caktuar seancë për votim të mosbesimit të Qeverisë, me çka Jaulleski në shkrim porositi se sot “do të bjerë regjimi”.