Deputet Kastriot Rexhepi me veprimin e fundit ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të qëndrojë në pushtet, ka vlerësuar lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ka njoftuar se deri tani nuk ka komunikuar me Rexhepin dhe se nuk e di ku gjendet ai.
“Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastriot Rexhepi deri tash nuk kam vendosu komunikim me deputetin (Kastriot Rexhepin) kam dyshime të bazuara se deputeti (Kastriot Rexhepi) kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar përderisa nuk kam qëndrim të tij me figurë me zë ku ai deklaron se ky është pozicioni i tij dhe këtë pozicion e ka në bazë të vullnetit të lirë të tij”, tha Kasami.
Ka shtuar se dyshimet janë se ai pa vullnetin e tij e ka qëndrimin për të mos marrë pjesë në seancë, duke thënë se derisa nuk e ka të kundërtën, nuk mund ta besojë të njëjtën.
Për këtë Kasami ka njoftuar se është në komunikim edhe me ndërkombëtarët dhe se bisedën e fundit me Rexhepin e ka pasur gjatë ditës së djeshme.
“Biseda ka qenë shumë miqësore. Nuk kam pasur ndonjë sinjal se deputeti Rexhepi do të bëjë ndonjë veprim të tillë”