Gazetarja Biljana Sekulovska është impresionuar dukshëm nga mungesa e deputetit Kastriot Rexhepi nga Besa në seancën e sotme të Kuvendit, ku duhet të votohet për votëbesimin e Qeverisë.
Për Sekulovska Rexhepi është heroi i ri, dielli i ri mbi Maqedoninë.
Pa Rexhepin, Kuvendi nuk do të ketë kuorum.
Dhe nuk do të konstatohet rendi i ditës, e kështu nuk do të mund të votohet besimi për Qeverinë e Zaevit dhe Ahmetit.