Deputeti i Lëvizjes Besa është paraqitur përmes rrjetin social përmes një video-incizimi, ku kërkon nga kryetari i Lëvizjes Besa mos të shqetësohet për deputetin, pasi është me shqiptarët.
"Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri dhe demokraci. Jam me BE dhe NATO, dhe jo me qarqe anti-shqiptare”, deklaroi Rexhepi.
Ai theksoi që disa individë e kanë kërcënuar, për çka do të paraqitet edhe në media të sqarojë rastin.
“Sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individë, do të paraqitem para mediumeve dhe do t’i sqarojë të gjitha”, deklaroi Rexhepi.