Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga deklarata e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në të cilën takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden e quan takim TikTok.
Reagimi:
“Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që takimet e zotit Mickoski, për shembull, me zotin Orban ti quajë takime TikTok, as në mënyrë të ngjashme ta skualifikojë takimin, të cilin para 10 viteve me zotin Bajden, nënpresident i atëhershëm i SHBA-së, e kishte kryetari i atëhershëm i partisë, Nikolla Gruevski.
Bëhet fjalë për SHBA, Hungarinë dhe shumë partnerë dhe miq të tjerë të dëshmuar të bashkësisë ndërkombëtare me të cilët jemi pjesë e të njëjtit komunitet demokratik të vlerave dhe për këtë arsye duhet të tregojmë më shumë respekt për përfaqësuesit e tyre politikë”.