Shefi i shteti, Stevo Pendarovski, tregoi se disa herë ka biseduar me kryeministrin dhe liderin e LSDM, Zoran Zaev, rreth arsyeve të dorëheqjes. Sipas tij, motivet dhe arsyet për dorëheqjen e tij nuk janë vetëm politike por edhe personale.
“Mendoj se tërheqja e tij nga politika është çështje muajsh. Në maksimum janë në pyetje disa muaj, domethënë përsëris kur merrni ndonjë vendim politik, tërheqja nga politika është vendim i madh, hyrja në politikë është vendim edhe më i madh, dalja nga politika pas aq vitesh”, tha Stevo Pendarovski, president.
Zaev është pjesë e politikës që nga viti 2002 kur ishte kandidat për deputet në njësinë e katër zgjedhore. Më pas në vitin 2004 hyri në Kuvend me rotacion pasi që pjesa më e madhe e deputetëve u vendosën në funksione shtetërore.
“Dhe kur do të sjellësh vendim pas dy dekadash, posaçërisht pas pesë-gjashtë vjetëve të tilla, politika të rënda, nga bombat e deri më sot, ndryshimet kushtetuese, referendumi, duhet të ketë një seri motivesh, seri arsyesh pse e bënë këtë dhe supozoj se ky vendim nuk është sjellë brenda një nate.”, pohoi Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski mbrëmë në Click Plus theksoi se nuk ka pasur lider botërorë i cili nuk ka pyetur se a është e vërtetë dorëheqja e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaev-it. Ai shtoi se ka pasur pyetje edhe për motivet e dorëheqjes.
“Besoni ose jo, me shumë gjasa kjo ndodh për herë të parë në takime të tilla globale. Kishte 129 kryeministra dhe presidentë, me shumë gjasa takimi më i madh në kohë pandemie. Për herë të parë ndodh që një shtet i vogël, aq i vogël, në raport ndërkombëtarë, shtet jo aq i rëndësishëm, të jetë lëndë interesi. Nuk ka pasur lider botërorë i cili nuk më pyeti nëse është e vërtetë dhe cilat janë motivet.”, tha Stevo Pendarovski,president.
Pendarovski në emision zbuloi edhe detaje nga biseda e tij me presidentin e SHBA-ve, Xho Bajden, para cilit është prezantuar si president i shtetit që ka ndryshuar emrin për të hyrë në NATO.