Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte në Fejsbuk publikoi se ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik dhe se tani ndjehet mirë.
“Ditë dinamike. Deputet i marrë peng, krim, shantazhe, turp dhe natyrisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI që të mos jem në politikë…
Pas një intervenimi të lehtë kirurgjik që ka zgjatur 45 minuta, ndjehem mirë. Falënderim i madh për dr. Xhikovski, Sërceva, Peev dhe të tjerët.
Ecim më tej, ne jemi ajo që ata nuk janë janë – Të unifikuar për një të ardhme të re të Maqedonisë”, qëndron në statusin e Fejsbukut të Mickoskit.