Kryetari Alternativës, Afrim Gashi, sot në emisionin 360 ka komentuar ngjarjen e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se ajo që ndodhi, ishte një lajthitje, teksa veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepit, e quan tradhëti.
“Unë mendoj që kishim të bëjmë me një lajthitje, tradhëti, nga një deputet i cili vendosi firmën dhe nuk u paraqit.
Nga ana tjetër, mund të themi se ka pasur edhe preisone të hatashme ndaj të gjithë deputetëve”, u shpreh Gashi.