Kurtovski për protestën në Mavrovë: Do të thërras protestusit në urbanistik dhe inspektim për të parë kërkesat

Maqedonia

Kurtovski për protestën në Mavrovë: Do të thërras protestusit në urbanistik dhe inspektim për të parë kërkesat

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:06
Medat Kurtovski

Protesta është e drejtë legjitime e çdo individi, ka komentuar shkurt për “Fokus” protestën e sotme të iniciativës “Të shpëtojmë Mavrovën” Medat Kurtovski, ish-kryetari i Komunës së Mavrovës-Rostushe dhe komisioner tashmë i zgjedhur qeveritar i komunës.

“Për shkak të obligimeve private nuk kam mundur të shoh se cilat janë kërkesat, do t’i thërras në takim punëtorët në urbanistik dhe inspektoriat për të parë kërkesat dhe vërejtjet”, thotë Kurtovski.

Pakënaqësitë e dala nga moszgjidhja e problemeve elementare komunale, tërbimi urban, betonimi, shitja e tokës shtetërore dhe e pasurisë natyrore kombëtare, kanë shprehur sot përmes një proteste paralajmëruese banorët e fshatrave dhe vendbanimeve të fundjavës në rajonin e Mavrovës.

Kujtojme se, nën moton “Ta shpëtojmë Mavrovën”, banorë dhe pronarë të bizneseve në Mavrovë protestuan sot duke kërkuar që të vendoset në moratorium për disa vite. Thonë se Mavrova është duke u betonizuar dhe se për katër vite në këtë lokacion janë ndërtuar mbi 500 objekte të reja që dëmtojnë si Parkun Nacional po ashtu edhe Liqenin e Mavrovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat