Ministria e Shëndetësisë (MSh) njofton se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair vdiq një lehonë 26-vjeçare. Pacientja ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë, kurse ka pasur probleme shëndetësore, mes të tjerash probleme me tensionin e lartë të gjakut.
“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë të gjakut. Pacientit më pas i është dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here.” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSh bëjnë të ditur se pacientja ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, kurse me sukses është nxjerrë foshnja që më pas është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup.
“Ka lindur foshnje djalë, i cili pas stabilizimit fillestar është transferuar në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht, pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim, pacientja i është nënshtrua dekompensimit të përgjithshëm kardiopulmonar dhe ka ndërruar jetë në orën 22:10.”shtuan nga MSh.