MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup

Maqedonia

MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup dhe nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, sepse mihja e kriptovalutave nuk paraqet vepër penale të paraparë në Kodin penal, informuan nga MPB.

Nga atje theksojnë se A.M. sot në orën 14:45 në SPB Shkup paraqiti se në depot e QTQ ishin të vendosura makina për mihje të kriptovalutave përkatësisht se për shkak të tregtisë së përfolur përmes internetit me kriptovaluta, persona të caktuar kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike, me qëllim që ta mbulojnë kapacitetin e domosdoshëm të makinave të tyre kompjuterike, të domosdoshme për tregti me kriptovaluta.

Nëpunës policorë menjëherë dolën në vendin e ngjarjes në pajtim me paraqitjen, kryen bisedime me personat përgjegjës të QTQ-së dhe me përfaqësues të EVN-së, me ç’rast konfirmuan se për numëruesit, të cilët janë në pronësi private, nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike, pas çka është konfirmuar se nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, të ndëshkueshme me Kodin penal”, kumtuan nga MPB.

Nga MPB përkujtojnë se edhe në gusht të vitit 2021, pas informatës operative të marrë paraprakisht për vepër të njejtë “vjedhje të energjisë elektrike”, gjithashtu është vepruar nga ana e policisë në lokacion të njejtë dhe nuk është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike, as nuk janë locuar kompjuterë për mihje të kriptovalutave.
“Mihja e kriptovalutave nuk paraqet vepër penale të paraparë në Kodin penal të RMV-së
”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat