Sot, ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me drejtoreshën e Drejtorisë së doganave, Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtorin e kësaj drejtorie Muarem Asani.
Njoftimi:
Në takim u diskutua tema e digjitalizimit të shërbimeve që ofron ky institucion dhe integrimi i tyre në Portalin e shërbimeve elektronike.
“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi ynë akoma më i thellë ndërinstitucional në të ardhmen, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e vendit” – theksoi ministri Shaqiri.