Gjobiten 102 shoferë për parakalim të paligjshëm

Maqedonia

Gjobiten 102 shoferë për parakalim të paligjshëm

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Policia ka kryer kontroll të intensifikuar gjatë ditës së djeshme (17 nëntor) për të gjobitur shoferët e automjeteve që kryejnë parakalime të paligjshme në territorin e vendit.

Nga kontrollet janë gjobitur 102 shoferë.

Siç informojnë nga MPB-ja, shumica prej tyre 30 kanë qenë në territorin e SPB Ohër, ndërsa 27 në SPB Tetovë.

Ministria përkatëse bën me dije se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat