LSDM: Ç’lidhje ka Mickoski me parcelat në Dellçevë? “Parcelat janë dhënë si dhuratë, e pastaj janë shitur për 500.000 euro”

Maqedonia

LSDM: Ç’lidhje ka Mickoski me parcelat në Dellçevë? “Parcelat janë dhënë si dhuratë, e pastaj janë shitur për 500.000 euro”

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

LSDM-ja i bën thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski që të përgjigjet se cila është lidhshmëria e tij me shitjen e parcelave në rajonin e Dellçevës.

Prej atje pohojnë se parcelat prej pothuajse 40 mijë metra katrorë i ishin dhënë si dhuratë truprojës së Mickoskit, Vllatko Ilievski, i cili menjëherë i ka shitur për gjysmë milionë euro. Ndryshe, parcelat i ishin ofruar EVN-së për çmime më të larta se çmimet e tregut, gjë për të cilën Policia Financiare nisi parahetim.

“Truproja e Hristijan Mickoskit, personi Vllatko Ilievski me një marrëveshje për shitblerje në mënyrë të dyshimtë ka shitur tokë prej thuajse 40.000 metrave katrorë në rajonin e Dellçevës.

Marrëveshja e kap vlerën prej madje 500.000 eurove. Por, paramendoni, parcelat të cilat Ilievski i ka shitur, në fakt nuk i ka blerë, por i ka marrë si dhuratë vetëm disa javë para se t’i shesë. Pse dikush do të jepte dhuratë prej 40.000 metrave katrorë? Ja, këtu janë marrëveshjet që hedhin dyshime”, theksoi Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat