Zgjedhjet në Dibër përfunduan, ndërsa Ziadin Sela ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të ASH-s. Sela më parë kishte thënë para mediave se priten edhe rezultatet në Dibër e më pastaj do të flasë për doreheqjen.
Në Dibër fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim duke zgjeruar numrin e 11 komunave të fituara në këto zgjedhje lokale. Aleanca arriti të fitojë vetëm 2 komuna.
Përgjegjësia për dështimin në zgjedhje i bie kryetarit të partisë dhe për këtë shkak vazhdimisht po kërkohet dorëheqja e Selës.
Aktivistë, qytetarë, militant partiak nuk janë të kënaqur me vazhdimin e Selës si kryetar partie edhe pas këtyre dështimeve të njëpasnjëshme. Reformimi në parti është i domosdoshëm sipas tyre.