Bekteshi: Ahmeti është i autorizuar të udhëheqë bisedimet për rikonstruim të ministrive

Maqedonia

Bekteshi: Ahmeti është i autorizuar të udhëheqë bisedimet për rikonstruim të ministrive

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:38
Kreshnik Bekteshi

Kreshnik Bekteshi nga BDI lidhur me rikonstruimin e ministrive tha se është diskutuar në parti.

Ai thaështë vendim i Ahmetit dhe është bërë analiza e rezultateve të zgjedhjeve.

“Duke e konsideruar rezultatin e BDI-së si parti e vetme politike me besimin e qytetarëve, tani jemi të motivuar që të vazhdojmë në rrugën e përmbushjes së të gjitha reformave në fushën e integrimit dhe në pjesën e realizimit të investimeve të mëdha kapitale, siç është gazifikimi, Korridori 8.

Ahmeti është i autorizuar të zhvillojë negociata me kryeministrin dhe kryetarët e partive tjera”, ka thënë Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat