Ne ora 15;45, ne Klubin e Deputeteve ne Shkup ka filluar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit te Alternatives, Afrim Gashi.
Takimi eshte thirrur nga kryeministri Zaev ne perpjekje per te siguruar shumicen e deputeteve ne Kuvend, qe aktualisht i mungon pushtetit.
Nga partia e Afrim Gashit thone se jane afer arritjes se marreveshjes me Zaevin per hyrje ne Qeveri.
Optimizem ka shprehur nje dite me pare deputeti i Alternatives, Skender Rexhepi-Zejd, i cili ka thene se brenda partise ka edhe qendrime kunder.