Filipçe: Masat e reja në seancën e qeverisë të martën

Maqedonia

Filipçe: Masat e reja në seancën e qeverisë të martën

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 06:35
Venko Filipçe

Propozimi i masës për vaksinim të detyrueshëm apo test negativ për Covid-in për punonjësit e sektorit publik si kusht për paraqitjen e tyre në punë do të prezantohet të martën në seancën e Qeverisë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në paraqitjen e tij, i pyetur se kur mund të pritet miratimi i masave të propozuara dhe hyrja e tyre në fuqi, Filipçe thotë:

“Për të hënën është caktuar mbledhja e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues, ku fillimisht shqyrtohen propozimet nga Ministria që vijnë përmes Komisionit për Sëmundje Infektive.

Ndërsa të martën si propozim në seancën e qeverisë”, tha ministri Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat