Gjatë ditës së djeshme (21.011.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka kryer një kontroll të shtuar në gjithë territorin e vendit për sanksionimin e vozitësve që lëvizin me makinat e tyre më shumë se shpejtësia e lejuar.
Më këtë rast janë shqiptuar gjithsejtë 661 gjoba. Prej tyre 105 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më të lartë se e lejuara.
Ndërsa 14 makina madje kanë lëvizur për 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Sipas njoftimit të MPB-së 315 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 346 jashtë vendbanimeve.