Tri ditë zie në Maqedoninë e Veriut për 46 shqiptarë të vdekur në aksident, fëmijë mes viktimave

Maqedonia

Tri ditë zie në Maqedoninë e Veriut për 46 shqiptarë të vdekur në aksident, fëmijë mes viktimave

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 24:39) - Është larguar nga vendi i tragjedisë autobusi i ferrit, që mëngjesin e sotëm u mori jetën 46 viktimave në Bullgari. Të ndjerit ishin kryesisht shqiptarët të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mes tyre kishte edhe fëmijë.

Mediat Bullgare kanë publikuar edhe pamjet gjatë momentit të largimit të autobusit të djegur nga autostrada e Strumës.

Hetimet për këtë tragjedi vijojnë ende. Dyshimet paraprake tregojnë se autobusit i ka plasur një nga gomat e përparme çka ka bërë që shoferi të humbas kontrollin dhe më pas autobusi është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit pasagjerët nuk kanë pasur mundësi të largohen dhe 46 prej tyre kanë mbetur viktima.

Ndërkohë kanë qenë 7 të mbijetuar të cilët kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë mundur të dalin jashtë tij të gjallë.

Në mesin e viktimave të tragjedisë, një nxënëse dhe një mësuese

Shkolla Fillore “Naim Frashëri” Studeniçan/Moranë ka njoftuar se në mesin e viktimave në tragjedinë në Bullgari është një nxënëse dhe një mësuese e kësaj shkolle

“Të nderuar bashkëqytetar të dashur nxënës sot pas një aksidenti tragjik të një autobusi i cili po udhëtonte nga Republika e Turqisë për në Maqedoni më saktë në Bullgari ku autobusin e kaploi zjarri ,nxënësja jonë Anisa Iseni bashkë me kolegen tonë mësuesen e gjuhës Maqedone Fikrije Iseni humbën jetën tragjikisht në këtë aksident.

Neve nuk na mbetet asgjë përpos që të lutemi te i madhi zot që ti mëshiron dhe familjarëve durimin tu a shton. Për ndryshe Anisa është mbesa e kolegut tonë Imer Iseni(nikoqirit të Shkollës)”, kanë njoftuar nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri” Studeniçan/Moranë.

Në mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Tre mjekë nga Maqedonia do të angazhohen për obduksionin në tragjedinë e Bullgarisë

Tre mjekë nga Instituti i mjekësisë ligjore në Shkup pritet që t’i bashkohet ekipit të ekspertëve në Sofje për të kryer obduksionin dhe identifikimin e trupave të viktimave në tragjedinë në Bullgari.

Siç njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tre ekspertët tanë tashmë gjenden në Sofje me qëllim që të ndihmojnë që sa më shpejtë të përfundojë obduksioni.

Osmani: Pas identifikimit të viktimave vijon procedura e transportimit të trupave

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, u shpreh se pas identifikimit të viktimave në Bullgari, tani vijon procedura e transportimit të trupave.

Komentet ai i bëri në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Sot në Sofje bashkërisht me autoritet bullgare të vendosim linja të drejtpërdrejta për bashkëpunim në më shumë nivele në lidhje me aksidentin e sotëm dhe menjëherë në MPJ u aktivizua grup punues, përkatësisht task forcë që do të merret me aktivitetet në lidhje me menaxhimin e pasojave Nga kjo tragjedi e madhe.

Gjithashtu dërgova udhëzim të dërgohen dy diplomatë me përvojë të cilët tashmë arrijnë në Sofje me çka rritet rritet kapaciteti në ambasadën tonë në Sofje për të dhënë ndihmë qytetarëve tanë gjatë procesit të identifikimit të viktimave.

Pas përfundimit të procesit të identifikimit vijon edhe procedura e transportimit të trupave të vdekur”, u shpreh Osmani.

Autobuzi me 46 viktima në Bullgari udhëtonte pa licensë

Automjeti i djegur sot në aksidentin tragjik në Bullgari nuk rezulton në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit, pra nuk kishte licensë.

Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, ka deklaruar po ashtu se ka filluar puna për marrjen e licencës së punës së kësaj agjencie.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës.

Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski

Autoritet bullgare kanë filluar të marrin në pyetje të mbijetuarit e tragjedisë

Autoritete bullgare kanë filluar të marrin në pyetje të mbijetuarit e tragjedisë ku humbën jetën 46 persona.

Të mbijetuarit janë 7 persona, ndërsa autoritet kanë filluar të marrin në pyetje ata që ndien më mirë dhe janë në gjendje të flasin.

Flet babai i 16-vjeçares që i mbijetoi aksidentit tragjik, tregon për gjendjen e saj 

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar, ndër ta ka qenë edhe një 16-vjeçare.

45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

“Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, tha ai..

Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.

“Ajo nuk tha shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai..

46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm janë edhe 12 fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

“Kjo është një tragjedi e madhe”, u tha gazetarëve në Sofje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. 

Fatkeqësia e autobusit në Bullgari/ Spasovski, Osmani dhe Boçvarski me konferencë në ora 19

Sonte në ora 19:00 me pres konferencë të përbashkët për aksidentin në Bullgari do të dalin ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe ministri i trasportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari.

Në aksidentin kanë qenë 53 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Mes të vdekurve ka pasur 12 të mitur, në mesin e të cilëve dhe dy binjak.

***

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autobusi i kompanisë “Besa Trans” u përshi nga flakët në autostradën e Bullgarisë.

Nga ky akisdent janë shkaktuar 46 viktima, ndërsa 7 persona janë lënduar.

Në tragjedinë e rëndë mbetën të vdekur edhe 12 fëmijë, ndërsa viktimat ishin kryesisht shqiptarë.

Joveski: Të mbijetuarit e tragjedisë, jashtë rrezikut për jetë

Prokurorët publik Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskoska kanë vizituar të mbijetuarit e tragjedisë së sotme në Spitalin e Sofjes, shkruan gazeta LAJM.

Pas kësaj vizite para medieve ka folur prokurori Joveski i cili ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve që arritën t’i shpëtojnë tragjedisë që ndodhi nga aksidenti me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

“Tek disa pacientë duhet të kryhen operacione që nuk janë të komplikuara. Kështu që të gjithë pacientët që janë të shtrirë në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, tha Joveski.

Ndërkohë, në video i shikuat pamjet kur autobusi po digjej, ndërsa forcat e zjarfikses shuanin zjarrin

Rrëqethëse! Nëna me binjakët në krahë u dogj e gjallë pranë derës së autobusit

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Bullgari ditën e sotme ku 45 shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentin tragjik teksa po ktheheshin nga Stambolli.

Sipas mediave vendase, dëshmitarët e kësaj tragjedie deklaruar se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijët e vegjël në krahë.

“Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre”, tha dëshmitari.

Sipas medias aktualisht inspektorët janë duke hetuar nëse ka pasur karburant shtesë (benzinë) në autobus, pasi nafta ka shpërthyer fort, dhe autobusi ka qenë me naftë.

Para vendit të aksidentit është gjetur një copë gome, e cila me gjasë ka shpërthyer, pas së cilës shoferi ka goditur rrethojën mbrojtëse.

Tragjedia shqiptare në Bullgari, reagon Sekretari amerikan Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll.

Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve në incident.

“DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve.

Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

***

 Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus, pas çka ka rënë zjarri. Kjo ka ndodhur në pjesën e përparme të autobusit. 

Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë në mëngjes. Sipas tij, shoferi pranë karrigeve të përparme ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri ka ndodhur për shkak të gabimit të shoferit, i cili është shpërqendruar në rrugë. Aty është një çezmë ku ndalen njerëzit që kanë ndonjë nevojë, është për pauzë, ka disa lokacione të këtilla dhe është e thurur me bankinë. Duke hyrë në bankinë, shoferi ka goditur dhe e ka thyer shenjën që tregon se aty ka çezmë. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Me siguri autobusi ka lëvizur me shpejtësi më shumë se 100 km në orë. Autobusi nuk ka shenja frenimi, do të thotë, shoferi nuk ka reaguar në mënyrë përkatëse”- deklaroi Vasko Pirgov, ekspert për motorë me djegie të brendshme.

Megjithatë, organet bullgare të hetimit nuk kanë vërtetuar nëse në autobus ka pasur fuçi me karburant. Në zbulimin e shkaqeve të tragjedisë do të punojnë vetëm organe bullgare të hetimit.

“Po vijmë sërish te versionet kryesore, a është gabim njerëzor apo mosfunksionim teknik i autobusit? Ka qenë edhe shoferi i dytë, por nuk mund të themi nëse ka shpëtuar. Mendojmë se të dy shoferët nuk kanë mbijetuar”- pohoi Borisllav Sarafov, Shërbimi hetimor kombëtar i Bullgarisë.

Bullgaria paralajmëron hetim të shpejtë.

“Dua të siguroj kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut se Prokuroria Publike e Bullgarisë do të bëjë çdo përpjekje për të kryer hetim të shpejtë, objektiv dhe efikas për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti të rëndë”- tha Sijka Mileva, Prokuroria publike e Bullgarisë.

Shefi i Prokurorisë publike në Maqedoni, Ljubomir Joveski dhe shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar, Villma Ruskoska, ishin në vendin e ngjarjes dhe informuan, se me kolegët bullgarë do të bashkëpunojnë vetëm rreth dokumenteve të "Besa transit".

“Këtu është në vendngjarje, atje ku është autobusi, është edhe pronari i kompanisë së transportit. Fola shkurt me të. Ai tha se ka 20 vite, që është kompani transporti. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident, kjo sipas tij. Por, siç thanë tashmë kolegët, ne do ta sigurojmë dokumentacionin e plotë për të gjithë autobusët – kur janë të regjistruar, kur kanë qenë për kontroll teknik dhe do t’ua dërgojmë kolegëve këtu në Bullgari.“- pohoi Vilma Ruskovska, Prokuroria për krim të organizuar dhe krim.

“Dokumentet për pronësinë e autobusit janë siguruar dhe do t’ua dorëzojmë kolegëve të Prokurorisë Publike Bullgare. “Por duhen studiuar shumë dokumente për të vërtetuar faktet”- tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Maqedonisë.

Kryeministri Zaev dhe kolegu i tij bullgar, Stefan Janev theksuan se sot nuk do të spekulojnë për shkaqet e aksidentit, por këtë do ta vërtetojnë organet hetuese.

***

Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë.

Sarafov për dnes.bg e ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus.

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë definuar drejtimin e hetimeve.

“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal.

Sarafov ka shtuar se kanë kontaktuar me pronarin e agjencionit duke thënë se nga i njëjti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.

Për fund, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Shefja e klinikës ku po trajtohen të mbijetuarit: Janë djegur, kanë trauma të rënda

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në të cilin një autobus mori flakë në autostradën e Strumës, afër Sofjes së Bullgarisë.

Në autobus udhëtonin mbi 50 persona. Mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona – 2 gra dhe 5 burra, kanë shpëtuar dhe janë vendosur në spitalin “Pirogov” raporton agjencia bullgare e lajmeve, BGNES.

Në spital ndodhen 7 persona, të gjithë me djegie në fytyrë dhe rrugë të sipërme respiratore. Me djegie në duar ka dy raste, të tjerat me plagë. Kështu tha Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në spitalin Pirogov, për viktimat e aksidentit që shpëtuan gjallë. Viktima e shtatë kishte frakturë në kofshë dhe është vendosur në Traumatologji.

“Njerëzit janë në trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet”, shtoi Argirova. Ajo tha se ata janë sjellë në spital pas orës 3.

Autobusi ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

Prokuroria konfirmon shpërthimin, rrëfehet i mbijetuari

Prokuroria bullgare ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në autobusin me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut. Prokurori Lyubomir Yovevski tha se pritet që të shihet se pse ka ndodhur shpërthimi.

Sipas tij, do të verifikohet nëse shpërthimi ka ndodhur brenda autobusit apo për shkak të përplasjes me bordurat mbrojtëse.

Aksidenti u mori jetën 45 personave. Sipas agjencisë AFP, ky është aksidenti më i rëndë rrugor në një dekadë në Europë.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe përplasje politike në vend, për shkak të cilësisë dhe mirëmbajtjes së akseve rrugore.

Ndërkohë Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e plagosur që ndodhen në spitalin “Pirogov”.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev pohoi se viktimat janë të moshave të reja, 25-30 vjeç, por mes tyre ka edhe fëmijë.

“Ai më tha se ka dëgjuar shpërthim. Kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë thyer dritaret dhe kanë arritur të dalin nga autobusi. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe. Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë për hetimin. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi Zaev.

E trishtë: Një familje 12-anëtarëshe në mesin e viktimave të aksidentit në Bulllgari

Në aksidentin tragjik në Bullgari kanë vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari maqedonas, Zekirija Mexhiti, ka deklaruar se ka familje të tëra që janë shuar, derisa në mesin e fëmijëve që kanë vdekur pati edhe binjak.

“Është një tragjedi e rëndë. Kemi familje të tëra që janë shuar, kemi fëmijë binjakë, ka familje mbi 12-anëtarëshe që është shuar tërësisht në këtë tragjedi".

Ai deklaroi në TCH se nga informacionet fillestare thuhet se autobusit paraprakisht i kishte shpërthyer goma e djathtë e parme, e cila më pas ka çuar në tërheqje zvarrë të autobusit. Autobusi është përfshirë nga flakët ndërsa jozyrtarisht thuhet se ka pasur karburant rezervë, i cili është ndezur.

Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë, raporton AlsatM.

Pas aksidentit tragjik, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zave bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shkuan në vendin ku edhe ndodhi tragjedia.

Image

 

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e udhëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ndërsa, ministri i SHëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Filipçe pasi arritu në Bullgari deklaroi se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë

Ai ka theksuar se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.

“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Në kujtim të viktimave, Bullgaria do të shpallë ditë zie 

Qeveria bullgare do të shpallë ditë zie në kujtim të 46 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi pas mesnate në autostradën “Struma”.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Bullgari dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë koordinim sipas sektorëve – punët e jashtme, punët e brendshme, shëndetësia. Po punojnë edhe përfaqësuesit e prokurorive të dy vendeve”, theksoi Yanev dhe siguroi se është vendosur koordinim në të gjitha nivelet.

Të dy kryeministrat kërkuan që të presin përfundimet e autoriteteve hetimore.

“Ne kemi informacion për të gjitha çështjet, por është pjesë e hetimit. Apeloj për etikë dhe mirëkuptim profesional, duhet të ketë një ekuilibër për informacionet që dalin në këtë moment, për informacionet që do të dalin nga organet hetimore dhe për informacionin që do të marrin familjarët e viktimave”, tha kryeministri bullgar.

Shoferët vdiqën të parët, një grua u gjet me dy fëmijët në derën e autobusit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat vendase është shprehur se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë nga Maqedonia.

Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobuzit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.

Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i viktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46, Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin.

Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës së autobusit.

Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.

Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.

“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.

Gjashtë nxënës të një shkolle fillore në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe gjashtë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Maqedoninë e Veriut.

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Alsat sjell listën e emrave të personave që ishin në këtë autobus:

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi  -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi  – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmija Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Të gjithë të mbijetuarit janë në gjendje stabile

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekirja Mexhiti në një lidhje direkte ka thënë se gjendja e të lënduarve është stabile.

Mexhiti theksoi se kemi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, i cili është prononcuar para medieve shkurt duke thënë se gjendja e të mbijetuarve është stabile.

“Kemi deklaratën e para pak minutave të ministrit të shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut,  i cili ka qenë në spitalin ku janë duke u trajtuar të mbijetuarit, gjendja e tyre thuhet se është stabile”.

“Të gjithë pacientët janë shëndosh e mirë, dikush ka lëndime trupore, disa të tjerë edhe djegie, nuk mund të dimë se sa pacient se çfarë kanë pësuar”.

“Është një deklaratë shumë e shkurtër e ministrit të Shëndetësisë se të gjithë të mbijetuarit janë në gjendje stabile”, ka thënë Mexhiti.

Nga këto qytete janë viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, e në të cilin humbën jetën të paktën 45 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistë për shëtitje në ekskursion në Stamboll të Turqisë.

Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç.

Image

Ata janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.

Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja.

Zaev: Në autobus ka qenë një qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës

Kryeministri i Maqedonisw sw Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi se shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e udhëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev shtoi se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Shkrumb e hi: Kështu duket autobusi i aksidentuar në Bullgari

46 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Bullgari.

Autobusi “Besa Trans” po kthehej nga një ekskursion në Turqi dhe kishte 50 ushëtarë shqiptarë, përcjell Bota sot.

Nga viktimat 12 ishin fëmijë, ndërsa të tjerët nga 20-30 vjeç.

Janë publikuar pamjet e autobusit të aksidentuar, që shihet i bërë shkrumb e hi./BS/

Image

Tragjedia me 46 të vdekur në Bullgari: 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus janë shqiptarë

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në një autostradë në jug të Sofjes së Bullgarisë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, ka thënë se nga 50 pasagjerë që ndodheshin në autobusë kanë qenë me kombësi shqiptare, raporton Deutsche Welle.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedone dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.

Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. është pranë në këtë moment të vështirë!

“Besa Trans” autobusi që u aksidentua në Bullgari, po kthehej nga ekskursioni nga Turqia

Autobusi që u rrëzua në Bullgari herët në mëngjes, ku humbën jetën së paku 46 persona, është e kompanisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare për në Stamboll.

Sipas informacioneve fillestare, nuk është linjë e rregullt, dhe autobusi mbante të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia, shkruan MIA, përcjell Bota sot.

Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar udhëtarët. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do të vizitojnë të mbijetuarit e aksidentit.

“Të mbijetuarit u traumatizuan, u hodhën nga dritarët”: Detaje rreth aksidentit tragjik në Bullgari

Së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra. Raportohet se pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.

“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shkruan Alsat-m.

 Aksident tragjik në Bullgari, flet Bujar Osmani

Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi në një autostradë rreth orës 02:00 pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje.

Image

Autobusi raportohet se ishte i regjistruar për në Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht transportonte pasagjerë nga ai vend.

Shkaku i përplasjes dhe zjarrit po hetohet. Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin e Sofjes.

Image

Kryeministri i përkohshëm Stefan Yanev e përshkroi incidentin si “një tragjedi të madhe”.

Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej në kryeqytetin Shkup nga një udhëtim pushimi në fundjavë në qytetin turk të Stambollit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Zona përreth vendit ku ndodhi incidenti i së martës në autostradën e Strumës tashmë është mbyllur.

Pamje nga aksidenti i rëndë në Bullgari 

Një aksident autobusi në Bullgarinë perëndimore herët në mëngjesin e së martës ka vrarë të paktën 45 persona, thonë autoritetet.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, u rrëzua rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale (00 GMT) dhe mes viktimave kishte edhe fëmijë, thanë autoritetet.

Shtatë persona u dërguan në spital për trajtim.

Agjencia bullgare e lajmeve Novinite thotë se përfaqësues nga ambasada e

Shkaku i përplasjes nuk është ende i qartë.

Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari jashtë rrezikut për jetën

Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në autostradën Struma në Bullgari kanë mbijetuar vetëm shtatë persona të cilët po trajtohen në spitalin Porogov në Sofje.

Aty gjenden të hospitalizuar një 17-vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17-vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Alsat” raporton se autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje-Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.

***

Zaev niset drejt Bullgarisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.

Kryeministri maqedonas deklaroi se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.

Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradit. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje.

Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen shumë keq, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime familjarëve të viktimave…. Na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev.

Në tragjedinë në Bullgari kanë humbur jetën edhe 12 fëmijë, në mesin e tyre dy binjakë

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari, në mesin e 46 personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

Deri tani janë konfirmuar 46 persona që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Shtatë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Shumica e viktimave dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut pasi autobusi po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup.

Për aksidentn reagon ministri bullgar: Pamja është e tmerrshme, kurrë s’kam parë diçka të tillë

Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Bojko Rashkov, është deklaruar për media pas aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekur 46 persona.

Ai para mediave tha se s’ka parë kurrë diçka të tillë dhe se pamja është e tmerrshme.

“Pamja është e tmerrshme dhe jo të gjithë mund ta durojnë atë. Nuk është për t’u parë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. … ne nuk mund t’ju themi sa janë apo kush janë…”, ka thënë Rashkov, raporton Dnevnik.

Për aksidentin tragjik ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.

Image

 

Eksperti i trafikut thotë se tre janë arsyet e mundshme të aksidentit tragjik në Bullgari

Tre mund të jenë arsyet e aksidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov, për Nova.Bg, transmeton SHENJA.

Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Bosnek në orën 2:00 të mëngjesit të së martës.

Flakët kanë shpërthyer pasi mjeti është përplasur me parmakët.

“Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi, mund të ketë kontribuar në tragjedi”, shpjegoi Yonko Ivanov.

“Autobusët e tillë zakonisht kanë dy shoferë. Pushimet e tyre duhet të zbulohen në kufi”, shpjegoi ai.

Zaev shpreh ngushëllim për personat që kanë humbur jetën, niset për në Bullgari

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të parë jetën e kanë humbur 45 persona.

Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i BUllgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.

Image
Zoran Zaev

Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për aksident të një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut. Për momentin 46 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spitalin në Pernik.

***

Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA dr Marja Argirova nga Klinika për djegie. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vebdosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Image

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humburt kontrollin dhe më pas ka marrë flakë. Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.

***

Së paku 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në të cilin një autobus nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë në autostradën “Struma”, njofton BGNES.

Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve kanë vdekur edhe fëmijë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. Gjashtë të mbijetuar u pranuan në spitalin Pirogov në Sofje. Mbrëmë pak pas orës 21:00 autobusi ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreevo. Rreth orës 03:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgradit.

Autobusi është me regjistrim të Maqedonisë së Veriut, konfirmoi shefi i Shërbimit zjarrfikës Nikolaj Nikollov.
Pjesa e autostradës ku ka ndodhur aksidenti ka shumë probleme, gropat po rregullohen gjatë gjithë verës, tha për BTV ekspertja e rrugëve Diana Rusinova.

Presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë Stefan Janev kanë biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ata e informuan për të gjitha informacionet që kishin për aksidentin e rëndë. Zaev shprehu ngushëllime për viktimat dhe njoftoi se po niset për në Bullgari për të vizituar të mbijetuarit.

Për shkak të aksidentit të rëndë trafiku në kilometrin e 31 të autostradës “Struma” në drejtim nga Sofja në Bllagoevgrad, autostrada do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, së paku në drejtim të Bllagoevgradit. Një aksident autobusi në atë pjesë të Bullgarisë ka ndodhur edhe në vitin 1996, 16 persona kanë vdekur, por atëherë nuk ka pasur autostradë, raporton BGNES. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat